Ballina Lajme Bota/Rajoni KB: Armata e Mjanmarit me siguri ka kryer krime kundër njerëzimit

KB: Armata e Mjanmarit me siguri ka kryer krime kundër njerëzimit

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 11 mars – Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Mjanmarin, Tomas Endrus sot deklaroi se armata e Majnmarit me siguri ka kryer krime kundër njerëzimit.

Ai shtoi se nga grusht shteti më 1 shkurt deri tani janë vrarë së paku 70 njerëz.

“Ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi se Armata në Mjanmar, e udhëhequr nga gjeneralët me siguri kryen krime kundër njerëzimit, duke i përfshirë edhe aktet e vrasjes, zhdukjen e detyrueshme, ndjekjen, torturën dhe burgun, që është shkelje e të drejtës ndërkombëtare”, theksoi Endrus para Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Protestat në Mjanmar filluan prejse armata më 1 shkurt vendosi gjendje të jashtëzakonshme dhe e ndërmori pushtetin në shtet dhe arrestoi funksionarë të lartë qeveritar nën akuzën për mashtrim  në zgjedhjet e vitit të kaluar, mes të cilave edhe kryeministren e zgjedhur në mënyrë legale Aung San Su Çi. Pothuajse në të gjitha qytetet çdo ditë mbahen protesta, ndërsa forcat e sigurisë, përveç gazit lotsjellës dhe topthave të ujit, shpesh herë përdorin edhe municion mbi demonstrantët.

The post KB: Armata e Mjanmarit me siguri ka kryer krime kundër njerëzimit appeared first on KOHA.

---- ----
-----