Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri dhe janë shënuar 168 raste të reja. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shëruar 94 persona duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 14 në Korçë, 12 në Shkodër dhe Durrës, 8 në Krujë, 7 në Kavajë, 6 në Tropojë, 4 në Shijak, 3 në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 në Vlorë dhe Klos, dhe nga një rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./21Media
The post Katër të vdekur nga Covid-19 dhe 168 raste të reja në Shqipëri appeared first on RTV21.