Ballina Lajme nacionale Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në...

Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në Austri

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se pas katër pacientëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri.

----

“Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se varësisht sipas nevojës dhe vlerësimeve që kanë bërë mjekët në QKUK, kanë siguruar që dy pacientët tjerë të dërgohen për mjekim në Austri.

“E falënderoj Austrinë për këtë mirëkuptim dhe veprim emergjent për dy qytetarët tanë të lënduar. Nga momenti i aksidentit të rëndë në Ferizaj, kemi qenë në koordinim të plotë me kryetarin e komunës, z. Agim Aliun, Spitalin e Ferizajt, ShSKUK-në dhe me shumë përkushtim që të bëhet më e mira për shëndetin e secilit pacient të lënduar. Jemi mirënjohës edhe për gatishmërinë e shumë qytetarëve për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve që kanë pësuar në këtë aksident. Megjithatë, shprehim keqardhje, që edhe në këto momente të vështira për familjarët e atyre që kanë pësuar, ka njerëz të lig dhe pa etikë njerëzore. Disa të tillë, duke u fshehur prapa fatkeqësisë, tentuan t’i njollosin institucionet tona dhe punën e profesionistëve tanë shëndetësorë”, ka shkruar Zemaj.

Tutje ai ka shkruar se solidariteti dhe angazhimi i përbashkët është minimum që duhet dhe mund të bëjmë në këto rrethana./21Media

Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri!

Sot, në orët e para të mëngjesit,…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, 7 January 2021

 

The post Katër të lënduar në Ferizaj trajtohen në Turqi, dy të tjerë në Austri appeared first on RTV21.

----- ----