Ballina Sport Katër sfida në të njëjtin orar, java e 15-të e Superiores kulmon...

Katër sfida në të njëjtin orar, java e 15-të e Superiores kulmon me derbin e së enjtes Partizani-Tirana

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kategoria Superiore rikthehet këtë mesjavë me të tjera ndeshje mjaft interesante.

Katër takime do të luhen të mërkurën ndërsa ndeshja e fundit do të jetë dhe më e rëndësishmja për javën e 15-të, derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Ky takim do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të kuqtë vijnë pas një fitore në transfertë dhe e shohin veten si forcë

e dytë e kampionatit e me dëshirën për të fituar derbin ndaj bardhebluve.

Skuadra e Dedes pas pesë barazimesh rradhazi ka gjetur fitoren ndaj Kastriotit dhe qetësinë e nevojshme para ndeshjes me Partizanin. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment pozitiv dhe pritet një ndeshje e luftuar, pa asnjë favorit dhe shumë e ekuilibruar.

Vllaznia e vendit të parë luan të mërkurën përballë Bylis në trasnfertë. Kuqeblutë pas një ecurie fantastike luajnë në një fushë delikate aty ku vendasit kanë nevojë për pikët që largojnë nga fundi i tabelës.

Kuqeblutë do të provojnë të ruajnë formën e mirë dhe distancën me ndjekësit por pritet një sfidë e vështirë.

Kastrioti përballë Teutës për një tjetër ndeshje delikate dhe pa favoritë.

Skuadra e Ndreut është gjithmonë një ekip i vështirë për t’u kaluar sidomos në ndeshjet kur luan në shtëpi. Teuta e trajnerit Edi Martini ka gjetur formën e mirë pas fitores me Bylis dhe do të kërkoj tre pikët për të qëndruar sa më pranë kreut të tabelës e në pritje të një hapi fals të Vllaznisë.

Laçi pas hapit fals me Apoloninë ka mundësinë për të rimarrë veten në shtëpi përballë Skënderbeut.

Korçarët janë të fundit në tabelën e klasifikimit dhe me një ecuri jo të mirë në javët e fundit.

Skuadra e Ahmataj do të provoj surprizën në transfertë ndërsa bardhezinjtë e Shpëtim Duros e kanë detyrim fitoren në shtëpi.

Apolonia ka marrë katër pikë në dy javët e fundit dhe tani mbiijetesa nuk duket më mision i pamundur. Përballë do të kenë Kukësin, skuadrën që po kalon një moment të vështirë por me dëshirën për të rimarrë veten dhe pikët e munguara.

---- ----
----
----- ----
-----