Ballina Sport Kater kartone te kuq ne Genoa, Milan prek fitoren

Kater kartone te kuq ne Genoa, Milan prek fitoren

9
SHPËRNDAJE

Futbollistët e Milanit arriten fitoren e dytë në edicionin e ri të perballjeve në Seria A.

Pas kësaj fitoreje ne Genoa, Milan renditet në vendin e 14 në tabelë me shtatë pikë, ndërsa Genoa e parafundit me vetëm pesë pikë.

Milan arriti te marre tri piket me golat e Hernandez në minutën 51 dhe Kessie në minutën 57 nga penalltia.

Schone kaloi fillimisht vendësit në epërsi në minutën 41 të pjesës së parë. Ata me pas mbetën në fushë pa dy lojtarë pasi u ndëshkuan me karton të kuq Saponara (45+3) dhe Biraschi (56).

Forcat në terren u barazuan pasi edhe Milan po ashtu mbeti pa Calabria (79) dhe Castillejo (94), po ashtu të përjashtuar nga ndeshja për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Ndeshja kryesore e javës së shtatë zhvillohet nesër ndërmjet liderit Interi dhe kampionit aktual, Juventus.

The post Kater kartone te kuq ne Genoa, Milan prek fitoren appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.