Ballina Lajme Bota/Rajoni “Katër idiotë” shpëtohen nga ekipet e emergjencës, me atlete në malin me...

“Katër idiotë” shpëtohen nga ekipet e emergjencës, me atlete në malin me borë (FOTO)

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mediat britanike i kanë përshkruar si një “grup idiotësh absolutë” studentët që u nisën në mes të stuhisë Ciara, të veshur me atlete dhe pa harta orientuese me mendjen t’i ngjiteshin malit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Nevis.

Ekipet e shpëtimit thonë se është “një mrekulli” që alpinistët e “çmendur” janë sot gjallë. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë arritën t’i shpëtonin ata nga hipotermia dhe erërat që mbërrinin shpejtësinë 130 km/h. Të pajisur shumë keq, të rinjtë që nuk kishin me vete as mjetet më minimale të alpinizmit, në një moment ishin shkëputeshin dhe nga njëri tjetri.

Fatmirësisht u kujtuan të përdornin aplikacionet në telefonët celularë për të treguar vendndodhjen, e kjo i ndihmoi shumë 22 vullnetarët që u nisën t’i kërkonin, pavarësisht kushteve tejet të vështira atmosferike.

Operacioni i shpëtimit nuk qe i lehtë, e zgjati mjaft ndërkohë që ekipi i shpëtimit u përball dhe me rrezikun e rrufeve. Të katër të rinjtë që mendohet të jenë nga Glasgow, po marrin aktualisht trajtim në spital.

---- ----
----
-----
-----