
Ish- lojtari i Kombëtares shqiptare Andi Lila u konfirmua dje si kandidat per deputet në listën PD per Kavajën.
Pa kontribute në parti, por fale miqësise se tij me sekretarin e PD-së Gazmend Bardhi, Lila arriti që të katapultohet në këtë parti.
Edhe pse ka pasur mjaft vota kundër gjatë proçesit të votimit, Lila është shprehur i lumtur për konfirmimin e tij si kandidat per deputet, ndërsa ka shtuar se vetëm të bashkuar do fitojnë me 25 prill.
“Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë.
Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë, po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit!”, shkruan Lila. (TemA)