Ballina Sport “Kastrioti skuadër e fortë”, Shehi: Do jetë “luftë”, por fitoren e marrim...

“Kastrioti skuadër e fortë”, Shehi: Do jetë “luftë”, por fitoren e marrim ne

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Para ndeshjes së nesërme me Kastriotin në Kamzë në konferencë për mediet te Vllaznia doli edhe mbrojtësi elbasanas, Dajan Shehi. 23-vjeçari ka falënderime për Brdaric dhe duket besimplotë se shkodranët triumfojnë nesër në Kamzë.

“Jam i kënaqur sepse trajneri po më mbështet dhe besoj se ia kam treguar se kam cilësi dhe ma ka dhënë mundësinë dhe e falënderoj shumë dhe shpresoj t’ia shpërblej. Besoj se nesër do jem në fushë dhe do mundohem të jap më të mirën.

Kam luajtur ndaj Kastriotit, është shumë i fortë, ka bërë mirë në kampionat dhe nesër do jetë ndeshje e luftuar dhe kam bindjen se do dalim të fituar. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe duhet me patjetër fitorja nesër. Nuk ka ndeshje të lehta dhe nesër do bëjmë maksimumin në fushë.

Vllaznia është skuadër e mirë dhe e kompletuar dhe ka edhe stol shumë të mirë. Gjithmonë lojtarët e ardhur nga stoli kanë dhënë 200% për ekipin. Shorti i Kupës? Nuk kam preferenca, janë të gjitha të forta, duam finalen”, u shpreh Shehi. /abcnews.al

The post “Kastrioti skuadër e fortë”, Shehi: Do jetë “luftë”, por fitoren e marrim ne appeared first on Abc News.

---- ----
-----