Ballina Lajme nacionale Kastrati së bashku me zyrtarët komunal dhuruan gjak

Kastrati së bashku me zyrtarët komunal dhuruan gjak

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtarë komunalë kanë dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që i është përgjigjur thirrjes për të qenë të pranishëm në komunë.

“Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar vullnetarisht që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të vijnë në komunë, dhe të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë”, ka thënë ai.

I pari i komunës ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë mirë me shëndet të dhurojnë gjak.

“Ju inkurajoj të gjithëve që jeni mirë me shëndet, të dhuroni gjak e të shpëtoni jetë në këto ditë të vështira për të gjithë. Falënderoj Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut që iu përgjigjën thirrjes sonë”, ka thënë ai.

Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar…

Posted by Qëndron Kastrati on Tuesday, 15 December 2020

The post Kastrati së bashku me zyrtarët komunal dhuruan gjak appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----