Ballina Sport Karriera/ Ikona e Milanit Maldini befason me deklaratën e bërë

Karriera/ Ikona e Milanit Maldini befason me deklaratën e bërë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbrojtësi legjendar italian, Paolo Maldini, ka befasuar me deklaratën e bërë sa i përket karrierës së tij.

Megjithëse ka fituar plot 5 Liga Kampionesh, menaxheri aktual i Milanit, shprehet se finalet e humbura janë më të shumta se trofetë e fituara dhe se ai është futbollisti më humbës në histori.

----

“Unë jam lojtari më humbës në histori. Fitova shumë por kurrë nuk e pranova finalen e humbur. Në Kombëtaren kam pasur mundësi të mëdha por kam humbur edhe atje. Në vitin 2006, Lipi më kërkoi të shkoja në Kupën e Botës dhe unë i thashë jo: atëherë ata fituan dhe mendova se isha humbës. Momenti im më i keq? Ndoshta momenti më i keq është në Marsejë.”, tha Maldini.

Mbrojtësi legjendë tregon edhe për ndeshjen që e lëndoi më shumë.

“Një herë bëra një bisedë kondenciale me Boban dhe Masara, ku mendoja se jam lojtari më humbës në histori. Kam fituar shumë, duke përfshirë 5 Champions, por kam humbur 3 finale të Champions-it, 1 finale të Superkupës Europiane, 3 finale të Kupës Ndërkontinentale, 1 finale të Kupës së Botës, 1 finale të Europianit, 1 gjysmënale të Kupës së Botës dhe më pas mund të vazhdoj…

Natyrisht, jam me fat, se kam fituar shumë, por i pashë këto finale të humbura si diçka, që është pjesë e lojës, kështu që sinqerisht pranova pothuajse gjithçka”, deklaroi italiani.

----- ----