
Zlatan Ibrahimovic rezultoi pozitiv me Covid-19 në 24 shtator, por ia ka dalë më në fund të fitojë betejën me koronavirusin.
Askush nuk mendonte të kundërtën, madje sulmuesi i famshëm e zgjati shumë këtë “sfidë”.
39-vjeçari ka dhënë lajmin e mirë për Milanin dhe tifozët kuqezi me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku nuk mungon kurrë humori dhe batuta.
“U shërove më në fund. Paralajmërim për autoritetet shëndetësore, karantinës i erdhi fundi.
Tani mund ta dalësh jashtë, Zoti po kthehet“, shkruan bomberi dhe lideri i Milanit. Një lajm super për trajnerin Stefano Pioli para derbit të Milanos.
“Djalli” do të tentojë fitoren e katërt radhazi në kampionat përballë zikaltërve (17 tetor) dhe me Ibrën në fushë gjithçka është më e thjeshtë.