Ballina Lajme nacionale Karantina i bën agresivë kosovarët, rritet me 22% dhuna në familje

Karantina i bën agresivë kosovarët, rritet me 22% dhuna në familje

29
SHPËRNDAJE

Karantinimi ka shtuar agresivitetin te shqiptarët e Kosovës. Sipas policisë kosovare, për muajin mars dhe prill të këtij viti krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit 2019, ka shtim të raportimit të rasteve të dhunës në familje me 22 për qind. Për shtim të numrit të rasteve të dhunës në familje thotë se ka edhe organizata për mbrojtjen e grave Rrjeti i Grave të Kosovës.

Bajram Krasniqi, nga Zyra për informim në Policinë e Kosovës, tha se brenda këtyre dy muajve krahasuar me vitin 2019 ka një shtim të rasteve të dhunës në familje me 22 për qind.

Sipas tij gjatë muajit mars dhe prill, kur vendi u prek nga coronavirusi, numri i rasteve të dhunës në familje është rritur në 362 raste, derisa në marsin dhe prillin e vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 262 raste.

“Periudha e vitit të kaluar me periudhën e vitit 2018 ka një rritje 19 për qind. Po ashtu, edhe në këta katër muaj 2020 në krahasim me këta muaj të vitit 2019 ka një rritje 19 për qind që është një rritje konstante që ka ndodhur edhe më herë edhe pse nuk kemi pasur pandeminë COVID. Referuar shifrave tona gjatë periudhës katër mujore të këtij viti krahasuar me katër muajt e vitit të kaluar kemi një rritje nga 521 raste në vitin 2019 në 648 raste për katër muajt e parë të këtij viti ose shprehur në përqindje kemi 19 për qind rritje. Kurse ne e dimë rastet e para me COVID në fillim të muajit mars dhe nëse e marrim muajin mars të plotë dhe muajin prill po ashtu plotë krahasuar me marsin dhe prillin e vitit të kaluar në vitin e kaluar kemi pasur 262 raste të dhunës në familje kurse këtë vit kemi 362 raste të dhunës në familje ose shprehur në përqindje 22 për qind më tepër të rasteve të dhunës në familje”, theksoi ai për KP.

Zona e Prishtinës prin për nga numri i rasteve të raportuara si dhunë në familje gjatë pandemisë, pasuar nga Gjakova dhe Prizreni.

“Në Policinë e Kosovës të gjitha rastet kriminale që ne u themi më së tepërmi ka regjioni i Prishtinës për arsye se edhe numri i banorëve është më i madh. Edhe te rastet e dhunës në familje, nëse u referohemi muajve të fundit, më së shumti kemi në rajonin e Prishtinës 63 raste, pasuar nga rajoni i Gjakovës me 26 raste, rajoni i tretë i Prizrenit me 25 raste. Rajonet tjera janë më pak për shembull rajoni i Mitrovicës Veriore ka vetëm dy raste dhe ai Ferizajt 7 raste për prill”, tha Krasniqi.

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës thonë se gjatë kohës së pandemisë masat që u vendosën nga Qeveria për izolim në shtëpi kanë bërë që të rriten rastet e dhunës në familje.

Koordinatorja kundër dhunën në familje në Rrjetin e Grave të Kosovës, Erza Kurti thotë se ndonëse mundësia e raportimit është zvogëluar, dhuna në familje është rritur.

-----