Ballina Lajme nacionale Kaq tiketa u shqiptuan nga policia e trafikur për 24 orë

Kaq tiketa u shqiptuan nga policia e trafikur për 24 orë

10
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa për kundërvajtje në trafik.

Numri i aksidenteve për dallim nga dita e shtunë, ka pasur rënie në vendin tonë.

Fatmirësisht nga 100 sa u shënuan të shtunën, dje kanë ndodhur vetëm 47.

Megjithatë një viktimë u shënua, derisa 14 të tjerë u lënduan.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1055 tiketa trafiku.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona, e 10 nga ta po mbahen deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

-----