

Dalin pamje nga pushimet e vajzës së Nystret Muçiqit.
Vajza e këngëtarëve të mirënjohur, Merita dhe Nystret Muçiqit, Albiona është ndër emrat që shpesh është pjesë e mediave rozë.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, bukuroshja e familjes Muçiqi ka publikuar disa pamje nga pushimet në Ulqin, ku shihet së bashku me motrën, Enean shkruan rtv21.
Në instagarm, ku numëron 34 mijë e 700 ndjekës, vajza e Nystretit dhe Meritës ka hedhur video të bukura nga pushimet.
Nystret Muçiqi dhe Merita Spahiu-Muçiqi janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijët, Albatritin, Albionën dhe Enean.