Ballina Lajme Bota/Rajoni Kaq qytetarë votuan në zgjedhjet në Shqipëri

Kaq qytetarë votuan në zgjedhjet në Shqipëri

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Është publikuar numri i votuesve në Shqipëri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votimet e 30 qershorit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, në votime morën pjesë 812, 249 qytetarë ose 22.97%, shifër e cila është më e lartë se 21.6% që u raportua në mbrëmjen e 30 qershorit.

45,276 është numri i votave të pavlefshme për kandidatët për kryetar bashkie në rang vendi, ndërkohë që në këto të dhëna nuk janë përfshirë fletët e votimit të dëmtuara apo ato të hedhura në kutinë e gabuar.

Ndërkohë, opozita që i braktisi zgjedhjet pretendon për një shifër shumë më të ulët të pjesëmarrjes. Sipas PD dhe LSI, vetëm 15.12% e zgjedhësve hodhën votën e tyre në 30 qershor.

---- ----
-----