Ballina Lajme nacionale Kaq familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale

Kaq familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale

22
SHPËRNDAJE

Ka shumë familje në Kosovë që jetojnë me ndihma sociale.

Mbijetesa e mbi 25 mijë familjeve në Kosovë varet nga ndihma sociale.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuara në vjetarin për vitin 2019-të, gjatë vitit 2018-të 25 mijë e 345 familje kanë përfituar nga ndihma sociale.

Krahasuar me vitin 2017-të, numri i familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale ka shënuar rënie. Para dy viteve 26 mijë e 117 familje kishin përfituar nga ndihma sociale.

Tashmë në vitin 2019-të besohet se numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale ka rënë nën 25 mijë.

Numri i personave që kanë përfituar nga ndihma sociale në vitin 2018-të ka qenë 103 mijë e 409.

Nëse përkthehet në para kjo ndihmë sociale, atëherë buxhetit të Kosovës i kushton mbi dy milionë euro.

-----