Ballina Lajme nacionale Kaq e pasur është kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Kaq e pasur është kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

18
SHPËRNDAJE

Agjencia Kundër Korrupsionit javën e kaluar ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama, në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se ka një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2008 me vlerë 90 mijë euro.

Ka deklaruar edhe një shtëpi me vlerë 70 mijë euro dhe një tokë me vlerë 50 mijë të cilat janë të trashëguara dhe prona familjare.

Ka deklaruar para të kursyera 17 mijë e 745 euro, 3,597 euro të bashkëshortit, dhe 3705 euro të fëmijëve.

Ka edhe një kredi prej 5 mijë euro me kohëzgjatje 3 vite për studime.

Thotë se merr pagë vjetore nga Gjykata Kushtetuese 41,808 euro dhe 2.455 euro mëditje.

Paga vjetore e bashkëshortit nga MPJ, 7,344 euro , mëditje 2614 euro.