Ballina Lajme nacionale Kaq do të jenë çmimet e parkingjeve në kryeqytet

Kaq do të jenë çmimet e parkingjeve në kryeqytet

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Prishtina problemin më të madh e ka me sigurimin e parkingjeve të automjeteve.

Pas shumë përpjekjesh, Komuna e Prishtinës po mëton të organizojë parkingjet në kryeqytet. Kjo nismë po synohet të behët nga fillimi i vitit të ardhshëm, ku secili vendparking që është në rrugë publike do të bëhet me pagesë.

Pas shumë premtimesh, problemit më të madh që ka kryeqyteti, parkingjet, drejtuesit e Komuëns së Prishtinës po pretendojnë t’i japin një zgjidhje të kënaqshme në vitin 2020.

Ekzekutivi i komunës ka përgatitur një çmimore për të gjitha parkingjet në kryeqytet.

Kjo çmimore, të cilën e posedon lajmi, do të shkojë për miratim në Kuvendin komunal pas pak ditëve.

Sipas këtij dokumenti, maksimumi që mund të parkohet vetura është dy orë. Për rezidentët e lagjes do të ketë mujore dhe mund të parkohet vetura pa afat.

“Propozimin e çmimit për shfrytëzim të vendparkimit, si dhe kohëzgjatjen e atij shfrytëzimi, duhet ta përmbledhim për periudhën kohore gjatë ditës. Për këtë arsye, propozohet periudha kohore në të cilën është vendosur regjimi i propozuar i shfrytëzimit gjatë ditës. Prandaj, për 2, respektivisht 3 orët e para të parkingut do të paguhej çmimi i biletës orëshe, ndërsa vazhdimi i parkimit do të ishte karakterizuar si parkim gjatë gjithë ditës, dhe në këtë rast do të shitej bileta ditore e parkimit”, thuhet në këtë dokument të komunës.

Po sipas, çmimores e cila ende nuk ka hyrë në fuqi, në zonën e parë, kah qendra, maksimumi i parkingut do të lejohet 2 orë, që do të kushtojë dy euro. Nëse vetura parkohet mbi 2 orë, atëherë parkingu do të llogaritet ditor e që do të kushtojë 7.50 euro, përveç parkingjeve ku janë të organizuar për banorët.

Tabela: Zonimi, koha maksimale dhe çmimi për orë:

Bileta mujore dhe vjetore të parkimit

Po sipas këtij dokumenti komunal, banorëve të lagjeve do t’u ofrohej mundësia e PARKIMIT TË PRIVILEGJUAR në kapacitetet publike të parkimit (d.m.th. në ato lokacione në të cilat është i paraparë parkimi i privilegjuar) me pagesë minimale.

“Për këtë qëllim, duhet të kryhet procedura e nevojshme administrative (dëshmia e adresës së banimit), dhe të paguhen tarifat administrative dhe shpenzimet materiale të lëshimit të biletës së parkimit të privilegjuar, për një periudhë të caktuar nga një apo më shumë muaj, derisa vetë ta ndërpresë atë”, thuhet në dokument.

Shfrytëzimi i privilegjuar i vendparkimeve u referohet tri kategorive të shfrytëzuesve:

banorët të cilët jetojnë në rrugën ku parkimi paguhet (vendas);
personat juridik, të cilit e kanë selinë e vet në rrugën ku parkimi paguhet, vetëm për veturat e tyre zyrtare;
të punësuarit, të cilit punojnë në zonën ku parkimi paguhet.

Për këto kategori do të lëshohej “BILETA E PARKIMIT TË PRIVILEGJUAR”(BPP), me të cilën pronari (respektivisht shfrytëzuesi) i veturës do të identifikohej, dhe në bazë të së cilës do të mund ta shfrytëzonte cilindo vendparkim në lokacionin e caktuar, pa kufizim kohor.

“BPP”, lëshohet në arkë në version elektronik, dhe nuk do të ketë nevojë që e njëjta të shtypet, që do të thotë se i zvogëlon shpenzimet dhe e largon mundësinë e falsifikimit të së njëjtës.

Bileta e privilegjuar për këto tri kategori të shfrytëzuesve nuk nënkupton rezervimin e ndonjë vendi të caktuar të parkimit, por vetëm mundësinë e shfrytëzimit të vend-parkimit nën kushtet e privilegjuara.

Biletat parapagese të parkimit

Përveç biletave të privilegjuara të parkimit, Komuna ka paraparë edhe blerje të biletave parapaguese për qytetarët e tjerë.

Me këtë lloj të biletave të parkimit, mëtohet që të motivohen qytetarët të cilët nuk kanë të drejtë ta posedojnë biletën e parkimit të privilegjuar, që me blerjen e biletës së parkimit të parapaguar, t’i ikin rrezikut e dënimit kontraktual.

Me këto parkingje do të menaxhojë Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking”, e cila akoma nuk është funksionalizuar tërësisht.

Vlerësohet se rreth 30 për qind e trafikut në qytet krijohet duke kërkuar parking.

---- ----
-----