Ballina Sport Kapiteni i Islandës: Na duhet ndihmë për ndeshjen me Shqipërinë

Kapiteni i Islandës: Na duhet ndihmë për ndeshjen me Shqipërinë

31
SHPËRNDAJE

Nesër në orën 15:00, Islanda do të përballet me Shqipërinë në një ndeshje për kualifikueset e EURO 2020.

Aron Einar Gunarson, kapiteni i Islandës, ka dalë në një konferencë për shtyp ku shprehet i gatshëm për ndeshjen kundër Shqipërisë.

“Ndihemi shumë mirë, në grup ka entuziazëm dhe energji dhe kjo është shumë pozitive përpara një ndeshje si ajo e nesërmja”, u shpreh kapiteni islandez.

Për interesin e ulët të tifozëve rreth Kombëtares dhe stadiumin me bileta jo të shitura të gjitha, Gunarson shprehet: “Kur lavdërohemi ne e marrim si kompliment, por edhe kur kemi marrë kritika ne i kemi pranuar ato. Gjithsesi ne jemi të vendosur që stadiumin tonë ta kthejmë në një kështjellë të fortë për të gjithë kundërshtarët.

Ne kemi një grup shumë të mirë në skuadër dhe mund të përballojmë çdo kundërshtar. Interesi varet nga rezultatet që ne marrim, sigurisht që dëshira jonë e madhe është ta mbushim stadiumin.

Tifozët argëtohen me ne dhe ne duhet të japim më të mirën për ata. Ne kemi shumë nevojë për tifozët, të cilët na motivojnë më shumë për të arritur rezultate pozitive”.

Aron shprehet se ekipi i tij ndihet i detyruar të fitojë takimin e radhës përballë Shqipërisë.

“Ne e ndjejmë presionin, dhe kjo është pikërisht prej nesh me rezultatet që kemi arritur. Kemi shumë presion mbi veten tonë dhe ne duhet të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Në këto moment ne kemi nevojë për besim, dhe besimi vjen nga rezultatet pozitive”, u shpreh kapiteni i Islandës.

The post Kapiteni i Islandës: Na duhet ndihmë për ndeshjen me Shqipërinë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.