Ballina Sport Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha dëshirën e babait tim

Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha dëshirën e babait tim

16
SHPËRNDAJE

Kapiteni i të rinjve të Fiorentinës, Erald Lakti, u thirr nga ekipi i parë në ndeshjen e fundit të Serisë A.

Mesfushori shkodran cilësohet si një futbollist me të ardhme të madhe, që pritet të ketë hapësirën me skuadrën e njohur italiane.

Shumë tymnajë ka pasur pas deklaratës që ai bëri në lidhje me të ardhmen e tij për mediat italiane para disa kohësh ku shprehej se ishte i pavendosur për të ardhmen e tij, por kjo gjë ka marrë fund, pasi lojtari në një intervistë të fundit për “shkodrasport” i ka dhënë fund gjithçkaje.

“Unë mund të vendosja të luaja për Italinë, por vendosa për Shqipërinë, për shkakun e dëshirës së babait. Ishte dëshira e tij të përfaqësoja ngjyrat kuq e zi”.

I pyetur për perspektivat e të ardhmes, ai u shpreh: “Kam një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 dhe do të jem pjesë e saj”.

The post Kapiteni i Fiorentinës: Mes Italisë dhe Shqipërisë zgjodha dëshirën e babait tim appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.