Ballina Sport Kapiteni Berisha: Në Lituani me mision fitoren, të rinjtë kanë nevojë për...

Kapiteni Berisha: Në Lituani me mision fitoren, të rinjtë kanë nevojë për eksperiencën tonë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nesër në orën 18:00, Kombëtarja kuqezi do të zbresë në fushën e lojës në Lituani, për të synuar rikthimin te fitorja. Etrit Berisha para sfidës me Lituaninë është optimist, ai analizon sfidën me Kazakistanin dhe ka besim se skuadra nesër do të luftojë për 3 pikët dhe do të dal e fituar nga Lituani.

Në konferencën për shtyp, “gardiani” kuqezi ka pohuar: “Mendoj se Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë dhe na ka vënë në vështirësi. Ne duhet që të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, duhet të shohim përpara sepse kjo mund të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë. Kemi shumë djem të rinj në grup edhe për shkak se kemi shumë mungesa”.

Të rinjtë

Edi Reja është duke bërë një revolucion edhe në saj të dëmtimeve dhe mungesave në kampin kuqezi. Berisha, në lidhje me të rinjtë si një nga lojtarët me eksperiencë ka shtuar se:

“Mendoj se djemtë e rinj kanë kualitet, por ju duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të jenë aty ku duhet për të udhëhequr ekipin. Ne si lojtarë me më shumë eksperiencë, duhet që t’i ndihmojmë ata me maksimumin tonë që edhe ata të adaptohen me skuadrën dhe të japim më të mirën në funsksion të ekipit kuqezi. Kështu ekipi do të ketë më shumë siguri dhe kur të vijë kjo siguri, atëherë edhe ekipi do të arrijë më shumë rezultate”, – tha Etrit Berisha.

Kazakistani

“Ka qenë një ndeshje ku ne kemi dëshmuar shumë grintë dhe unë kam parë një ndeshje shumë më të mirë edhe se ndeshjet e tjera. Por, nesër ne duhet që të japim 110% të mundësive tona, pasi në ndeshjen e parë luajtëm mirë, por u mundëm”, – tha Berisha ndër të tjera në prononcimin e tij në prag të sfidës me Lituaninë.

---- ----
----
----- ----
-----