Ballina LifeBizare Kapet kojota që kafshoi pesë persona në San Francisco

Kapet kojota që kafshoi pesë persona në San Francisco

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Një kojotë që sulmoi pesë persona, përfshirë dy fëmijë, në zonën e San Franciskos është kapur dhe eutanizuar. Departamenti i Peshkut të Kalifornisë konfirmoi se kafsha u kap në Moraga, në periferi të San Franciscos, pas gati tetë muajsh pasi shkaktoi probleme në të gjithë komunitetin, njofton Independent.

Kojota ishte përgjegjëse për kafshimin e pesë personave, duke përfshirë një vajzë tre vjeç dhe një fëmijë tjetër. Të gjitha sulmet ndodhën brenda dy kilometrave nga njëri-tjetri midis periferive të Moraga dhe Lafayette. Rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar se kojota e kapur dhe eutanizuar ishte përgjegjëse për pesë sulmet gjatë tetë muajve të fundit.

The post Kapet kojota që kafshoi pesë persona në San Francisco appeared first on KOHA.

---- ----
-----