Ballina Lajme nacionale Kapen 7 thasë kanabis në Morinë që transportohej drejt Kosovës

Kapen 7 thasë kanabis në Morinë që transportohej drejt Kosovës

33
SHPËRNDAJE

Në Qafë të Morinës kapen 7 thasë kanabis, transportohej drejt Kosovës.

Një sasi e konsiderueshme e llojit kanabis sativa është kapur në Morinë.

Kanabisi ishte futur në 7 thasë dhe po transportohej drejt Kosovës. Policia ka prangosur poseduesin e drogës, shtetasin N.B.

Siç transmeton mapo, pas kontrollit të ushtruar këtij shtetasi, strukturat e kanë ndaluar për hetime të mëtejshme.

“Strukturat e Antitrafikut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë kanë kapur një sasi të konsiderueshme lëndësh të tipit kanabis sativa. Këto struktura kanë ndaluar shtetasin me inicialet N.B. i cili ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar drejt Kosovës, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Morinës”, thuhet në njoftim.

-----