Ballina Sport Kaosi me futbollin: Fidel Ylli merr sërish “karton të kuq” nga presidentët...

Kaosi me futbollin: Fidel Ylli merr sërish “karton të kuq” nga presidentët e klubeve

10
SHPËRNDAJE

Fidel Ylli nuk ia ka dal sërish për të gjetur një zgjidhje mes Ligës së Futbollit, për t’i dhënë fund bojkotit të Kategorisë Superiores.

Pas përfundimit të mbledhjes, Fidel Ylli la të kuptohej se është i pa dëshiruar nga presidentët e Ligës, të cilët sipas tij duan të flasin vetëm me kryeministrin.

“Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti.

Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit. Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare.

Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne në ligjin  e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia.

Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, të cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, tha Ylli. (TemA)

 

-----