Ballina Lajme nacionale “Kanë rrahur Vangjushin në zyrë?” Analisti: Ka video!

“Kanë rrahur Vangjushin në zyrë?” Analisti: Ka video!

29
SHPËRNDAJE

Përplasje të forta pati mbrëmë në emisionin “Opinion” mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe analistëve.

Analisti Mark Marku deklaroi se në Shqipëri bandat kanë hyrë në zyrat e Bashkive dhe kanë rrahur kryetarët, të cilët nuk u kanë dhënë shpërblimin.

Mirëpo, kjo u mohua nga Vangjush Dako, i cili thekson se në Bashkinë e Durrësit dhe Shijakut kjo gjë s’ka ndodhur kurrë.

Por gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se për këtë ka edhe video.

Replikat

Mark Marku: Kjo gjë ka ndodhur në gjithë Shqipërinë dhe në Durrës është kapur. Por këtë e dinë të gjithë shqiptarët që ka ndodhur, dhe këta kanë pafytyrësinë dhe thonë s’ka ndodhur asgjë.

Kemi arritur në një pikë që këta nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Këta këtë e quajnë normalitet. Pra për këta normaliteti politik është që të të përfshirë grupet dhe bandat në zgjedhje, të marrësh, të tërheqin prej hunde ta.

Vangjush Dako: Po jo more se nuk kanë shkelur ligjin more, kanë kërcënuar dikë?  Një bandë kërcënon, ka kërcënuar dikë?

Mark Marku:  Unë di raste që këta kanë hyrë nëpër zyra dhe kanë rrahur kryetarët e bashkive sepse u kanë kërkuar shpërblime.

Vangjush Dako: S’ka mundësi.

Basir Çollaku: Ka mundësi se dimë dhe raste ka dhe video.

Vangjush Dako: Me video në Durrës dhe Shijak? Në dy bashkitë nuk ka ndodhur.

Basir Çollaku: Kur të dal do thuash po.

Mark Marku:  Kjo ka dal në Durrës.

Vangjush Dako: Ku në Durrës more, më kanë rrahur mua në zyrën time?

Mark Marku:  S’po them për ty…

Vangjush Dako: Se po thoni që do dal një video që kanë rrahur Vangjushin në Durrës.

Basir Çollaku: Këtë e dini ju.