Ballina Lajme nacionale “Kanë pas banjo te fiku, tani kanë hale për macet”, shpërthen Murrizi:...

“Kanë pas banjo te fiku, tani kanë hale për macet”, shpërthen Murrizi: Ja kush na mori në  qafë

19
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Myslym Murriz deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me spiunët.

Sipas tij, Kuvendi duhet të fillojnë hetimet për politikanët pasi nuk janë më shumë se 500 prej tyre që kanë marrë në qafë Shqipërinë.

“Ndoshta ka ardhur koha që ILDKPKI të jetë paradhoma e SPAK, duhet jorgani kryesor i Prokurorisë. Të hetohen politikanë, si ka mundësi që këta erdhën me pantallona doku, kanë tani pasuri marramendese. Gucci, Armani, Dolce and Gabbana. Kanë hale edhe për macet, kanë pas banjon tek fiku. Ky institucion duhet të merret me të. Ata që e kanë marrë më qafë në këtë vend nuk janë më pak se 500 veta. Me 70 punonjës nuk ka mundësi që të bësh një investigim.

Tregojuni edhe partnerëve ndërkombëtarë sepse ka shumë deputetët që kanë hotele dhe shtëpia me qera në Angli, kanë aksione në supermarkete në Serbi.

Kur thua që kemi relatuar 53 deputetë na thuaj kush, pse dhe ku? Se thotë populli: A qenkan njësoj këta! Na e thuaj kemi hetuar këtë, këtu. Çfarë ka për sekret këtu?” tha Murrizi.

-----