Ballina Lajme nacionale Kandidimi për deputet, Korab Sejdiu befason me vendimin e tij

Kandidimi për deputet, Korab Sejdiu befason me vendimin e tij

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Korab Sejdiu, ish-deputet i Kosovës, ka marrë vendim që në zgjedhjet e 6 tetorit mos të kandidojë me asnjë listë zgjedhore për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Thotë të ketë marrë oferta nga LDK-ja e VV-ja, por se vendimi i tij është që të mos kandidojë më.

Shton se do të kishte pasur dëshirë që këto dy parti, në zgjedhje të shkonin bashkë. Por kujtojmë se të dyja, LDK e VV, do të shkojnë veçmas.

Ja postimi i plotë i Korab Sejdiut:

Të dashur qytetarë:

Si edhe kam komunikuar me shumë nga ju, ka disa javë që jam duke shqyrtuar mundësinë e kandidimit të sërishëm për postin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duhet theksuar se jam tepër mirënjohës për ofertat e jashtëzakonshme të bashkëpunimit që më kanë ofruar LDK dhe LVV, të cilat tregojnë për qëllimin e këtyre dy partive (që do të doja të kishin garuar bashkë) që qeveria e ardhshme të ketë njerëz të vullnetit të mirë që kanë synim të vetëm një Kosovë të përparuar dhe jetë të mirë për qytetarët e saj.

Pavarësisht nga kjo, kryesisht për arsye të natyrës personale/familjare, unë kam marrë vendimin jo të lehtë që të mos kandidojë për edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndiej një dozë rehatie me këtë vendim jo të lehtë, duke kuptuar se mosprezenca në Kuvend nuk më kufizon në asnjë mënyrë që të vazhdojë me përkushtimin tim më të lartë për të kontribuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve në vend dhe për t’i luftuar dukuritë negative të shoqërisë sonë. Dhe në këtë moment, kontributin më të madh fillestar që ne të gjithë mund ta jepim është që të dalim masovikisht në zgjedhjet e 6 tetorit — sidomos, pasi që kësaj radhe si kurrë më parë, kemi mundësi të zgjedhim në mes të dy kandidatëve për kryeministre/ër që janë të jashtëzakonshëm.

Kam konsideruar se shërbimi ndaj vendit si deputet në mandatin e kaluar, përkundër vështirësive që kemi përjetuar, ka qenë një nder dhe privilegj i veçantë që nuk do ta harroj kurrë. Ju falenderoj të gjithë juve që në vazhdimësi keni mbështetur punën time, por edhe juve që keni dhënë kritika të vazhdueshme konstruktive.

Të vazhdojmë së bashku betejën për një Kosovë që e meritojmë, sepse kontributi i ynë do ta vazhdojë me të njejtin intenzitet, por vetëm nga një këndvështrim tjetër.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!

---- ----
----
----- ----
-----