Ballina Lajme nacionale Kandidati i FBI-së shqiptare del i pastër

Kandidati i FBI-së shqiptare del i pastër

43
SHPËRNDAJE

Prokurori i Krimeve te Rënda si dhe kandidat për në SPAK, Edvin Kondili është konfirmuar në detyrë. Gjatë procesit të rivlerësimit të një dite më parë. Kondili rezultoi me të 3 komponentët në rregull.

Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punon prej vitit 2004 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare. Ai është një ndër 25 kandidatët për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Relatoja Pine e cila lexoi gjetjet e hetimit për Kondilit vuri në dukje se ai nuk kishte pasur asnjë problem në kriteret e profesionalizmit dhe atë të figurës. Po ashtu, dy denoncime ndaj tij u rrëzuan nga KPK pasi nuk kishin indicie për veprime korruptive apo për shkelje të etikës.

Në kriterin e pasurisë u vu në dukje që Kondili kishte blerë një apartament 70 mijë euro dhe u theksua se 60 mijë euro ishin paguar me kredi, ndërsa 10 mijë euro ishin kursime dhe të ardhura nga paga.

I vetmi problem i dukshëm sipas relatimit ishte deklarimi i një shume të kursyer nga bashkëshortja para martese. Sipas relatores shuma 1.1 milion ishte deklaruar në vitin 2007 dhe më pas ishte deklaruar si e përdorur në blerjen e shtëpisë, por që po ashtu u rideklarua në deklaratën vetting si e kursyer.

Relatorja tha se kishte marrë shpjegimet nga prokurori dhe se ato do të vlerësoheshin. Kondilit po asht iu vu në dukje marrja e një huaje prej 10 mijë eurosh nga vëllai i bashkëshortes, e cila nuk ishte përdorur.

Sipas relacionit dhe shpjegimeve të Kondilit huaja ishte marrë me qëllim pagimin e një pjesë te kredisë për të zbutur interesat, por më pas ai dhe bashkëshortja kishin hequr dorë nga kjo dhe huaja ishte kthyer pas pa u përdorur.

Lëvizja e këtyre parave ishte bërë përmes bankës dhe KPK tha se vëllai i bashkëshortes së prokurorit që jetonte në Spanjë solli dokumente ligjore që provonin të ardhurat e tij të ligjshme që prej vitit 2000 e në vijim.

-----