Ballina Lajme Bota/Rajoni Kancelarja Merkel bën testin e dytë për koronavirus, ja rezultati

Kancelarja Merkel bën testin e dytë për koronavirus, ja rezultati

94
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rezultatet e provës së dytë për koronavirusin për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative, tha zëdhënësi i saj të mërkurën.

Steffen Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.

----

Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Të hënën, ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të Kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.

----- ----