Ballina Lajme Bota/Rajoni Kanadaja ultimatum Iranit: E rrëzuat avionin, tani paguani!

Kanadaja ultimatum Iranit: E rrëzuat avionin, tani paguani!

25
SHPËRNDAJE

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në avionin e rrëzuar në Iran.

Trudeau sqaroi se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave, por sipas tij, kompensimi më i madh duhet të vijë nga Irani. Ai tha se këto mjete do të ndihmojë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera. Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

“Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt, sepse ata nuk mund të presin për javë të tëra,  kanë nevojë tani për mbështetje”, tha Trudeau.

Pasi fillimisht e mohoi përgjegjësinë, Irani në fund u detyrua ta pranonte se ushtria e tij kishte goditur e rrëzuar “pa dashje” avionin ukrainas. Incidenti fatkeq ndodhi në 8 janar, pak pasi avioni i “Ukraine Airlines” ishte nisur nga aeroporti në Teheran.

Nga ky episod, gjetën vdekjen të 176 personat në bord. Trudeau e quajti rrëzimin e avionit një “tragjedi kanadeze” 138 pasagjerë të tij ishin nisur drejt Kanadasë. Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

----- ----- ----- -----