Ballina Sport Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton infektohet me koronavirus

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton infektohet me koronavirus

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kampioni botëror i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe do të mungojë në garën Sakhir Grand Prix në Bahrejn këtë fundjavë ka njoftuar ekipi i tij më 1 dhjeor.

Hamilton është testuar tri herë javën e kaluar dhe ka dalë negativ secilën herë, për herë të fundit më 29 nëntor.

----

“Mirëpo ai është zgjuar të hënën (30 dhjetor) me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein”, ka thënë ekipi i tij.

“Prandaj Lewis është testuar edhe një herë dhe ka dalë pozitiv. Kjo gjë është konfirmuar pas ritestimit”.

Hamilton, 35-vjeçar, është në izolim, bazuar në protokollet shëndetësore në Bahrejn.

“Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë dhe i gjithë ekipi i tij i ka dëshiruar ekip të shpejtë”, është thënë në njoftim.

Hamilton tashmë ka siguruar një titull të shtatë botëror, njëherësh rekord në garën me makina.

----- ----