Ballina Sport Kampioni i botës: Serie A universitet, Lukaku njëlloj si Lewandowski e Mbappe!

Kampioni i botës: Serie A universitet, Lukaku njëlloj si Lewandowski e Mbappe!

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Alessandro Altobelli është një emër i madh i futbollit italian, kampion bote në vitin 1982 dhe shënues i më shumë se 100 golave me zikaltërit. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin Romelu Lukaku, për të cilin kishte pasur dyshime në fillim të sezonit.

 

“Në fillim të sezonit mendova se ishte një lojtar mesatar, por e kisha gabim. Italia është universiteti i futbollit. Nëse doni të bëni një hap tjetër duhet të luani në Serie A. Lukaku nuk është i aftë vetëm të shënojë në çdo mënyrë dhe kundër çdo kundërshtari, por ai është edhe një lider i shkëlqyeshëm që e ndihmon ekipin.

Për mua ai është në të njëjtin nivel me lojtarë i Mbappe, Lewandowski dhe Haaland”, është shprehur Altobelli, të cilin e kanë ngacmuar në fund edhe me një krahasim tjetër. “A është Lukaku i fortë sa ju”, pyet gazetari ish-sulmuesin dhe normalisht ai përgjigjet.

“Kjo është një pyetje shumë e bukur të them të drejtën. Gjithsesi jemi duke folur për epoka të ndryshme dhe nuk është e lehtë të bësh krahasime. Unë isha në sulmuesit më të mirë të brezit tim dhe tani e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Lukakun”, është shprehur Altobelli.

The post Kampioni i botës: Serie A universitet, Lukaku njëlloj si Lewandowski e Mbappe! appeared first on Abc News.

---- ----
-----