Ballina Sport Kamikaz, hajdut dhe ordiner! Kukësi akuzon gjyqtarin Kola dhe FSHF-në: U caktua...

Kamikaz, hajdut dhe ordiner! Kukësi akuzon gjyqtarin Kola dhe FSHF-në: U caktua për të na dëmtuar, gati kallzimi penal

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Klubi i Kukësit nuk ka duruar më dhe duke e parë veten jashtë garës për titull pas humbjes së sotme me Laçin, ka shëprthyer në akuza kundër gjyqtarit Klajdi Kola dhe FSHF-së që e caktoi në ndeshjen ndaj kurbinasve. Nëpërmjet një reagimi të ashper të publikuar në rrjetet sociale, verilindorët kanë lëshuar akuza të rënda dhe kanë bërë të ditur se tashmë do t’I drejtohen edhe drejtësisë civile, me sa duket të pakënaqur me atë që ofron institucioni i futbollit.

REAGIMI

“Sot në “Elbasan Arena” u gjykua një tjetër ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na dëmton edhe një herë tjetër në menyrë direkte duke ndikuar në rezultat. Kamikazi Kola akordon një penallti të paqenë kundër skuadrës sonë, duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar për të kaluar në avantazh në momentet kur ekipi ynë kishte në dorë frenat e lojës.

Pavarësisht se FK Kukësi kishte kërkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste që ky kamikaz tëe mos gjykonte më ekipin tonë, Kola u përcaktua në ndeshjen ndaj nesh me tendencën për të na dëmtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranës (0-0) ku Klajdi Kola anulon një gol të rregullt të ekipit tonë, sot bëhet vendimtar me kartonë të shumtë kundër nesh dhe me vendime plotësisht të njëanshme.

Futboll Klub Kukësi nuk mund të presë më gjatë për të lejuar këto palo arbitra të tallen me djersën tonë dhe menjëhere do të marrë masat e nevojshme duke bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë masa për dënimin e këtij arbitri hajdut dhe ordiner. Ne si klub, nuk pranojmë më që kurrë një arbiter ordiner si Kola të gjykojë me ndeshjet tona!”

---- ----
----
-----
-----