
Sot në orët e paradites u takuan kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi, me Ministrin për Punë të Jashtme Gent Cakaj.
Takimi u mbajt në Komunën e Bujanocit, me ç’rast ministri Cakaj po qëndron për vizitë 3 ditore në Luginë të Preshevës.
Kamberi theksoi pas takimit:
Me Ministrin Cakaj në Bujanoc për të bashkërenduar dhe koordinuar veprimet tona konkrete lidhur me agjendat e përbashkëta për Luginën e Preshevës.
Prezenca e Shqipërisë në Luginë të Preshevës e domosdoshme dhe tejet e mirëpritur.