Ballina Lajme vendore Kamberi e Mustafa patën takim me shefin e ri të zyrës ndërlidhëse...

Kamberi e Mustafa patën takim me shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari

715
SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, dje patën takim me shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari.

Për këtë takim poashtu folën kryetari Kamberi duke thënë:

Takim me shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari, me të cilin biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngusht në mes Komunës së Bujanocit dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ambasadori Jashari është i emëruari i ri i Republikës së Kosovës në Beograd.

Ndërsa udhëheqësi i KKSH-së Ragmi Mustafa tha se:

Sot pata kënaqësinë e veçantë që së bashku me zv/kryetarin Enver Mehmeti të mirëpresim shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari.

E urova për detyrën e re si dhe e njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat po vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe përpjekjet programatike të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kërkova bashkëpunim dhe bashkërendim edhe më intensiv për adresimin e kërkesave në institucionet shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë mbetet një nga synimet tona.