Ballina Sport “Kam gabuar që kam aktivizuar Strakoshën”, trajneri Inzaghi vendos Reinën titullar: E...

“Kam gabuar që kam aktivizuar Strakoshën”, trajneri Inzaghi vendos Reinën titullar: E ka fituar vendin

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lacio u rikthye te fitorja të dielën në mbrëmje teksa mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të Imobiles dhe Luis Alberto.

Trajneri i të kaltërve, Simone Inzagi, foli pas triumfit për mikrofonin e “Sky Sport”, foli edhe për portën, ku gardiani Pepe Reina u aktivizua titullar, duke i zënë vendin prej disa ndeshjesh Thomas Strakoshës.

““Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar COVID-in dhe unë e nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im.

Momenti i tij do të vijë, ai na ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment.

Ai e ka fituar vendin e tij”, u shpreh Inzagi.

---- ---- ----
-----