Ballina Lajme Bota/Rajoni Kafshëri! U përdhunua nga 16 burra dhe disa familjarë të saj, vdes...

Kafshëri! U përdhunua nga 16 burra dhe disa familjarë të saj, vdes 8-vjeçarja

122
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një vajzë 8-vjeçare, e cila u përdhunua nga 16 burra, përfshirë në mesin e tyre edhe disa anëtarë të familjes për një periudhë 3-vjeçare, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas mediave lokale, vajza është dërguar në spital pasi kohët e fundit ajo rrëzohej shpesh pa ndjenja në ambientet e shtëpisë. Po ashtu vajza vazhdimisht ankohej për probleme në stomak. Një ditë vogëlushja kishte hyrë në banjë dhe u vonua shumë brenda saj; prindërit e shqetësuar e thirrën disa herë, ku duke mos marrë përgjigje u detyruan të përdornin forcën për ta hapur.

Kur hapën derën dhe panë të miturën të rrëzuar në tokë, ata nxituan me shpejtësi në spitalin rajonal të Chennai, të Indisë. Sapo mbërritën në spital, vajza u shpall e vdekur nga mjekët. Policia është në pritje të autopsisë për të konstatuar shkakun e plotë të vdekjes së vajzës. Ky rast nuk është i panjohur për policinë.

Vitin e shkuar, nëna e së ndjerës ka rrëfyer në polici se 16 burra përfshirë dhe disa pjesëtarë të familjes kishin abuzuar seksualisht me të. Sipas mediave lokale, të 16 burrat e dyshuar u arrestuan dhe aktualisht po mbahen nën arrest në rajonin policor.

---- ----
----
-----
-----