Ballina Lajme nacionale Kadrijaj flet pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale

Kadrijaj flet pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjykata Speciale po vazhdon me ftesa për intervistime.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka marrë sot një ftesë nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese ndonëse konsideron se kjo gjykatë është e padrejtë.

“Krime ka bërë Serbia ende askush nuk është gjykuar. Në vend që të gjykohen kriminelët po është bërë gjykatë për ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Kadrijaj.

“Më 18 shtator kam për t’u intervistuar. Të gjithë e kanë dëshmuar se lufta ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Është padrejtësi. Unë do t’i përgjigejm ftesës së Gjykatës në Hagë”.

“Do të shkojë sepse është obligim të shkohet. Po e them se nuk kam pjesë më të mirë të historisë së jetës sime sesa kur kam bartur uniformën e UCK-së. Por qenka edhe çmimi i pagesës”.

---- ----
----
----- ----
-----