
Festimet për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës që po mbahen në Prishtinë kanë bërë bashkë sot kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Dy krerët e shtetit shqiptar, ndodhen në rresht të parë, por siç duket, tensioni mes tyre nuk ka rënë.
Për ta zbutur pak situatën, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli është futur në mes të presidentit dhe kryeministrit, ndërsa në cep qëndron zyrtari i DASH, Palmer, i cili pak ditë më parë kërcënoi hapur opozitën se do shpallet “non grata” në SHBA, nëse do ketë dhunë në protesta.
Gazeta SHQIP