Ballina Lajme nacionale Kadaj-Bujupi pyet Hotin për shtesat e fëmijëve

Kadaj-Bujupi pyet Hotin për shtesat e fëmijëve

9
SHPËRNDAJE

 

Në seancën e sotme të Kuvendit Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, ka ngritur çështjen e shtesave të fëmijëve, për të cilën është miratuar një rezolutë në vitin 2018.

Kadaj Bujupi, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se kur do të filloj implementimi i rezolutës.

“Është mriatu rezoluta për shtesa të fëmijëve. Kur do të fillojë implementimi i rezolutës dhe a keni ndërmend ta filloni angazhimin në këtë drejtim”, tha ndër tjera ajo.

Pergjegjia e Hotit për këtë pyetje ishte se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Ne i kemi hy punës bashkë me Fondin Monetar dhe me Bankën Botërore të reformojmë gjitha skemat sociale dhe pensionale dhe pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe kjo çështje shqyrtimi i kësaj rezolute dhe shtesave për fëmijë”, tha Hoti.

Kjo rezolutë është bërë me kërkesë të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

The post Kadaj-Bujupi pyet Hotin për shtesat e fëmijëve appeared first on RTV21.

-----