Ballina LifeBizare Ka Wi-Fi dhe GPS, ja motori elektrik i ujit që befasoi njerëzit...

Ka Wi-Fi dhe GPS, ja motori elektrik i ujit që befasoi njerëzit (Fotot)

14
SHPËRNDAJE

Kompania nga Montreali i kanadasë, Taiga Motors, ka disa vite që punon me motorë dëbore elektrike. Tani e kanë kthyer vëmendjen te motorët e ujit, dhe rezultati është “Orca”,  bateria e së cilës mban dy orë dhe nuk bën zhurmë. Veç kësaj, Orca mund të kalojë 100 km/orë dhe të kapë një 180 kuaj fuqi.

Orca ka një ekran dixhital kundër ujit, e cila ofron GPS, rrjet 4G LTE, Wi-Fi, bluetooth e madje lidhet me sensorët e temperaturës që ka pajisja.

Çmimi për këtë motor uji të veçantë do të jetë 24 mijë dollarë.

-----