
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Gjatës fjalës së tij, Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Veliaj tha se ata janë shëndoshë e mirë teksa deklaroi se atë gardë Berisha e përdorte për të vrarë njerëz.
“Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?“, tha Veliaj.