Ballina Lajme nacionale Ka takuar shumë njerëz/ Kryeministri Kurti dhe stafi i nënshtrohen testeve për...

Ka takuar shumë njerëz/ Kryeministri Kurti dhe stafi i nënshtrohen testeve për koronavirusin

10
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me stafin e tij, kanë rezultuar negativ pas testimeve të kryera për të parë nëse ishin infektuar me koronavirus apo jo. Lajmin për Gazetën Express e dha zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Vendimi për kryerjen e testeve u mor nisur nga fakti se Kurti dhe stafi i tij kanë takime të shumta dhe kontakte me njerëz të ndryshëm.

“Duke pasur parasysh natyrën e punës së kryeministrin dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit (pa përjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se mostrat e analizave për Kurtin dhe tërë stafin e zyrës së tij, kanë dalë negative.

“Rezultatet nga analizat kanë dalë negative për të gjithë. I ftojmë që të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga qeveria dhe këshillave të profesionistëve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kosovë tashmë janë konfirmuar 20 raste të prekura nga virusi Covid-19.

-----