Ballina Lajme nacionale Ka punuar si profesor i matematikës me diplomë të rreme

Ka punuar si profesor i matematikës me diplomë të rreme

189
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me diplomë të rreme ka punuar si profesor i matematikës.

Pesëdhjetë e një vjeçari me diplomë të falsifikuar nga një Universitet i Prishtinës është punësuar si profesor i matematikës në një shkollë fillore në Kumanovë.

Siç njoftojnë nga MPB, personi nga Kumanova ka blerë diplomë të falsifikuar nga një Universitet të Prishtinës me çka ka fituar kualifikimin ‘profesor i matematikës’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Diplomën e ka përdorur në shkollën fillore ‘Bajram Shabani’ në Kumanovë, ku ka arritur marrëveshje punësimi dhe ka hyrë në marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar.

Kundër tij do të ngritet aktpadi për ‘falsifikim të dokumenteve’.

---- ----
----
----- ----
-----