Ballina Showbiz “Ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret!” Turjan Hysko i...

“Ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret!” Turjan Hysko i bën super dedikim Orinda Hutës në 3-vjetorin e martesës

16
SHPËRNDAJE

Si sot 3 vite më parë Orinda Huta dhe Turjan Hysko kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare, në një dasmë tepër të bukur dhe elegante që bëri xhiron e rrjetit aso kohe.

Vitet kanë shumë shpejt e kjo ditë e veçantë nuk kishte si të kalonte pa u kujtuar nga vetë çifti.

Ka qenë Turi ai që ka ndarë 2 foto mjaft të bukura nga 27 korriku i 2017, teksa ka shkruar edhe disa fjali tepër të ndjera.

“27/07/2017 Ja pra @orindahuta ka ardhur koha qe mos ta mbajme me sekret! Le ta themi publikisht qene te dy kemi 3 vite martuar… Gezuar shpirt!Per 97 vitet e tjera mbaj pergjegjesi qe do te dua, pastaj nuk i dihet jetes!Ka qene nje dite magjike sepse kishte shume dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jone! Te dua.”, ka shkruar ai.

The post “Ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret!” Turjan Hysko i bën super dedikim Orinda Hutës në 3-vjetorin e martesës appeared first on Lajme.al.

-----