
Elseid Hysaj ka lajmëruar Napolin se ai në verë do të largohet nga skuadra. Dëshira është të qëndrojnë në Serie A, ku Roma po e ndjek prej kohësh. Por në ditët e fundit një tjetër kub ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit kuqezi.
Juventusi e pëlqen Hysajn dhe ka nisur kontaktet për ta blerë atë. “Zonja e Vjetër” dëshiron shërbimet e shkodranit Hysaj, një mënyrë kjo për të kënaqur edhe trajnerin Mauricio Sarri, i cili e kishte Hysajn te Empoli dhe e mori te Napoli.
Nëse transferimi realizohet, kjo do të ishte hera e tretë që mbrojtësi kuqezi do të ishte nën urdhrat e teknikut italian.
Sarri gjithnjë e ka shfaqur besimin e madh te Hysaj. Për të veshur bardhezi Hysajn, Juventusi është gati të ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Shiljo, që nuk është shumë i preferuar në Torino.