Ballina Sport Juvenus njofton se janë futur në karantinë 121 pjesëtarë të klubit

Juvenus njofton se janë futur në karantinë 121 pjesëtarë të klubit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Juventusi ka informuar se 121 persona, përfshirë futbollistët, drejtuesit dhe stafi janë vetëizoluar pasi mbrojtësi Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus

Analizat ai i kreu të mërkurën, më 11 mars.

Cristiano Ronaldo ndërkohë ka udhëtuar në vendlindjen e tij, Madeira, ku gjithashtu është futur në karantinë.

Në karantinë është futur edhe ekipi i Interit, duke qenë se takimin e fundit bardhezinjtë e luajtën me zikaltrit.

Eventet sportive në Itali janë pezulluar deri më 3 prill, përfshirë edhe takimi i Champions-it i Juves ndaj Lionit, që do të luhej të martën e ardhshme.

Edhe sfida tjetër, Real Madrid – Manchester City është shtyrë, për shkak se “galaktikat” janë vendosur në karantinë.

---- ----
----
-----
-----