Ballina Sport Juventusi replikon në Twitter me Barcelonën, bardhezinjtë: Më të mirin do e...

Juventusi replikon në Twitter me Barcelonën, bardhezinjtë: Më të mirin do e shihni në Camp Nou

9
SHPËRNDAJE

Barcelona doli në mbremjen djeshme me pikë të plota nga Allianz Stadium, teksa mposhti Juventusin me rezultatin, 0-2. Për katalanasit shënuan Dembele dhe në minutat finale, Lionel Mesi ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh për të vulosur suksesin.

Ndërkohë, edhe pse pritej nga të gjithë, përballja mes Mesit dhe Ronaldos u shty për në ndeshjen e radhës, duke qenë se portugezi është infektuar me COVID-19.

Megjithatë, spektaklin që pritej nga yjet në fushë, u munduan ta bënin Barcelona dhe Juventusi në rrjetet e tyre sociale pas sfidës. Ata që e nisën ishin katalanasit të cilët theksuan se ishin të lumtur që bardhezinjtë patën mundësinë të shihnin më të mirin e të gjithë kohërave (GOAT) në fushën e tyre.

Por, nuk mungoi replika e Juventus të cilët nga ana tjetër i përgatitën rivalët për ndeshjen e kthimit, ku shprehën se më të mirin e të të gjithë kohërave, ata do ta sjellin në Camp Nou.

Një “luftë” e bukur mes dy klubeve, të cilët në këtë rast u dukën si tifozët tipikë të Mesit dhe Ronaldos, të cilët gjithnjë janë duke diskutuar se cili prej tyre është më i mirë, çka është shumë e vështirë të ndahet.

-----