Ballina Sport Juventusi i ofron kontratë të re Higuainit

Juventusi i ofron kontratë të re Higuainit

10
SHPËRNDAJE

Gonzalo Higuain ka arritur ta rigjejë formën e mirë te Juventusi, pas huazimit që e kishte te Milani dhe te Chelsea në sezonin e kaluar.

Sulmuesi argjentinas u largua nga Rossonerët për t’u bashkuar me Maurizio Sarrin në afatin e janarit te skuadra londineze, mirëpo nuk arriti ta tregonte vetën.

Por, në këtë verë trajneri italian u transferua te Zonja e Vjetër pas vetëm një sezoni të kaluar te The Blues, e që edhe Higuain u rikthye në Torino.

Fillimisht u mendua shitja e argjentinasit në afatin kalimtar veror, mirëpo tani duket se Sarri dëshiron ta mbajë në skuadër si sulmuesin kryesor.

 

The post Juventusi i ofron kontratë të re Higuainit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.