Ballina Sport Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Juventusi fiton Superkupën e Italisë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe pse në një situatë aspak të mirë në kampionat, Juventusi ia ka dalë të rrëmbejë trofeun e parë në këtë sezon.

Bardhezinjtë janë fitues të Superkupës së Italisë, pasi mposhtën 2-0 Napolin e Gattuso-s.

Në një ndeshje thuajse të barabartë në raste, vendosi një gol i shënuar nga Ronaldo në minutën e 64-t.

Në minutat në vijim, Napoli tentoi të gjente golin e barazimit, madje humbi edhe një 11-metërsh, të cilën Insigne e goditi topin jashtë.

Në fund, Cuadrado realizoi një kundërsulm perfekt, ku në fund nxori Morata-n më portën e boshatisur, i cili realizoi edhe golin e dytë, duke zyrtarizuar trofeun e parë për Pirlon në krye të Juventusit si trajner.

---- ----
----
----- ----
-----